Mbështetur nga: Fondacioni Friedrich Ebert Tirana
Afati i zbatimit: 01 Shator 2017 – 30 Korrik 2019
Qëllimi: Rritja e llogaridhënies dhe transparencës në universitetet publike nëpërmjet përfshirjes së studentëve në monitorimin e financave dhe autonomisë së universiteteve.
Shtrirja gjeografike: Tirana, Durrës, Elbasan
Aktivitetet e projektit:
- Monitorimi i kontratave publike dhe investimeve të universiteteve për vitin akademik 2017-2018.
- Testimi i implementimit të ligjit për të drejtën e informimit dhe monitorimi i aspekteve financiare të programit të transparences.
- Monitorimi i vendimeve, përbërja dhe Cv-të e Bordeve të Administrimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
- Dy artikuj investigativë në rrjetet sociale me gjetjet kryesore të identifikuara dhe shkeljet lidhur me financat dhe vendimet e Bordeve të Administrimit.
- Një konferencë mbi prezantimin e raportit për monitorimin e transparencës financiare dhe autonomisë së universiteteve. Përbërja e tavolinës (gazetarë investigativë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, organizata që punojnë në fushën e monitorim-llogaridhënie, studentë).
- Emision televiziv për të prezantuar gjetjet e raportit dhe më qellim për ta ngritur cështjen në nivel debati publik.