Rreth Nesh

Qëndresa Qytetare është një organizatë e themeluar në 15 Shtator 2016 e cila përbëhet nga një grup profesionistësh të rinj, që besojnë tek pushteti i qytetarit dhe që janë të vendosur për të bërë më të mirën për qytetarët dhe vendin e tyre.

Qëndresa e ka nisur punën e saj me arsimin, duke e konsideruar këtë sektor si prioritar për shkak se mund të kthehet njëkohësisht edhe si burim i fenomeneve negative në shoqëri por njëkohësisht edhe si motor i zhvillimit të vendit nëse investohet sic duhet.

Puna jonë në këto 4 vite ka qënë e fokusuar tek impakti i saj në jetën publike dhe rezultati i arritur për grupet e targetuara dhe jo tek sasia e raporteve apo aktiviteteve.

Në muajin Tetor 2017 publikuam sondazhin e pare per perceptimin e korrupsionit ku Universiteti i Elbasanit doli me i korruptuari. Në Nëntor 2017 – Mars 2018 ndermorrem sesionet e komunikimit mes zyres se anti – korrupsionit ne Polici dhe studenteve ne disa Universitete. Ne 8 Maj 2018 ne Elbasan Arrestohet Dekani, Shefja e Departamentit, nje pedagoge dhe 4 seksere si rezultat i bashkepunimit studentë – polici. https://www.reporter.al/ryshfet-ne-kembim-te-notes-arrestohen-dekani-dhe-dy-pedagoge-ne-elbasan/

Në muajin Qershor 2018 Qëndresa publikoi raportin per transparencen dhe menaxhimin financiar ne Universitete. Ne Protesten e Dhjetorit nje nga 8 pikat e studenteve ishte transparenca e shpenzimeve financiare. Ne Janar 2019 Qeveria premton dhe krijon protalin per transparence te universiteteve https://u-transparenca.al/

Ne 2 Tetor 2019 ngritem alarmin per mbylljen e degeve ne universitete per shkak te mesatares te vendosur nga Ministria e Arsimit si politike e gabuar. 6 dite me vone ne daten 8 Tetor, Ministria e Arsimit heq mesataren per 2 Universitete (Artet dhe Sportet) dhe anuloi vendimin e saj për ta cuar në 8 mesataren e pranimit për degët e edukimit.  https://balkanëeb.com/qeveria-u-jep-shans-maturanteve-heq-mesataren-6-5-per-artet-dhe-sportet/.

Qëndresa Qytetare gjatë vitit 2020 – 2021 po punon për:

  • Të hartuar dhe pajisur Universitetet publike me Programe të Dedikuara të transparencës në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit
  • Të monitoruar proceset zgjedhore dhe demokratike në universitete
  • Të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale
  • Fuqizuar studentët nëpërmjet edukimit dhe asistencës ligjore për ankimime adminsitrative dhe gjyqësore
  • Të monitoruar punën e qeverisë lidhur me sektorët e rinisë dhe arsimit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist