Zgjedhjet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë u mbajtën në datë 21 Qershor 2024 bazuar në Urdhrin nr.114, dt. 13.03.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku përvec datës së zgjedhjeve, MAS urdhëronte IAL-të publike që të nisin procesin e tyre zgjedhor në datën 21/05/2024 dhe të miriatojnë rregulloret e tyre të zgjedhjeve 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Sipas ligjit 80/2015 të drejtën për të zgjedhur autoritetet drejtuese (Rektor, Dekan, Përgjegjës Departamenti, Senat Akademik) e kishin: personeli akademik me 90% të peshës së votës dhe studentët me 10% të peshës së votës. Ndërsa të drejtën për të zgjedhur Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të studentëve e kanë vetëm studentët. Qëndresa Qytetare monitoroi procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, administrimin e zgjedhjeve dhe verifikimin e plagjiaturave të kandidatëve për autoritetet drejtuese në universitete. Në monitorim më të thelluar dhe ndjekje me vëzhgues në terren janë marrë dy universitetet publike më të mëdha në vend: Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa fenomene dhe problematika të caktuara përgjatë procesit janë evidentuar edhe në 10 universitetet e tjera publike, të cilat do të jenë pjesë e gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij raporti.
Qëndresa Qytetare iu drejtua me kërkesë për akreditim të vëzhguesve dy universiteteve të marra në monitorim.