- Qëllimi i manualit?
Kjo paketë udhëzuese parashtron qasjen e organizatës Qëndresa Qytetare ndaj monitorimit të periudhave zgjedhore me fokus partitë politike, administratën publike dhe median. Gjithashtu ky material synon të japë një informacion të strukturuar dhe detajuar mbi parandalimin e përdorimit të burimeve publike, kryesisht mediat digjitale dhe rrjetet sociale të institucioneve dhe persoanle nga zyrtarët publike.
2. Si përdoret ky Manual?
Manuali mbështetet tek legjislacioni zgjedhor në vend dhe standardet ndërkombëtare përkatëse për zgjedhjet demokratike. Qëllimi është të pasqyrohet një paketë elementesh që duhen marrë parasysh për angazhimin dhe aktivitetin e zyrtarëve publikë në zgjedhje. Manuali përmban përgjigje për shumë pikpyetje që janë ngritur gjatë zgjedhjeve të kaluara në proceset e hetimit administrative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve por edhe në denoncimet publike të organizatave dhe subjekteve zgjedhore.