Së bashku me studentët, reaguam sot përpara Kryeministrisë për mospërfshirjen e tyre si kategori në vështirësi ekonomike në Paketën e Resistencës së Qeverisë.
Prej vitit 2019, kur i gjithë vendi kaloi në izolim për shkak të pandemisë e deri më sot, studentëve shqiptarë jo vetëm që iu ka munguar ndihma konkrete, por tashmë janë zhdukur edhe nga fjalori i kësaj Qeverie.
Këtë vit studentët do paguajnë qiratë sikur të flenë në Londër dhe mësimin do e marrin si në vendet e botës së tretë; do të blejnë më pak ushqime e do të shpenzojnë më shumë për transport, por qeveria jonë nuk i llogariti 100 000 studentët.



