Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

Deklaratë për median

Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërine e Lirë

3 years ago
in LAJME
0 0

Sot në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, Tirana u “zbukurua” me një prej dhuratave më të çmuara të Partisë Komuniste Sovjetike për Partinë Komuniste shqiptare, statujën e Stalinit, e cila siç e shihni është  vendosur në një prej vilave qeveritare.

Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë ngrenë sot shqetësimin për ekspozimin e Statujës së diktatorit Stalin në vilën qeveritare në bllok, në zonen më të frekuentuar të qytetit e cila nuk eshte as instalacion dhe as nuk mund të jetë një vepër arti.

Stalini konsiderohet si ikona e totalitarizmit dhe frymezuesi i shtypjes dhe dhunës, njeri nga i cili diktatori ynë, Enver Hoxha mori praktikat më të egra të shtypjes së kundërshtarëve politike, të burgjeve me pune të detyruar dhe terrorit ndaj qytetarëve të lirë.

Statuja e Stalinit nuk është një instalacion, por është e prodhuar në vitin 1951 në fonderitë sovjetike dhe i është dhuruar nga Partia Komuniste Sovjetike, Partisë Komuniste Shqiptare për 10 vjetorin e saj.

Kjo statujë nuk është vepër arti, ai është simbol i terrorit për 3 milion shqiptarë të izoluar. Nuk duhet të harrojmë se kjo shtatore për 17 vite me radhë (1951-1968) ka qendruar aty ku sot është monumenti i heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Kjo statujë nuk është vepër arti, ai është simbol i shtypjes dhe fatit fatal të 34 135 të përndjekurve politik dhe 6027 te vrarëve gjatë dikaturës komuniste.

Kjo statuje është deshmia më e shemtuar se si ne kemi deshtuar ti ngrejmë statujat e dëshmoreve dhe të mbajmë ende në kembe ato të dhunuesve.

Sot është dita për të reflektuar se sa të vonuar jemi me procesin e dekomunistizimin. Dekomuistizimi i shoqerisë nuk është vetëm garanci për të ardhmen e fëmijeve të kombit tonë, por është një nevojë për krijimin e një ndërgjegjeje kombëtare për t’u ndare nga totalitarizmi dhe vlerësuar sakrificën e  Poetit Havzi Nela, Patriotit Prek Cali, Intelektualit Xhevat Korça,  Shkencetares Sabihe Kasimati, Inxhinierit  Abdyl Sharra, Mësuesit Ibrahim Dalliu, At Zef Pëllumbit, Marie Tuci, Mirash Ivanaj e mijëra të tjerëve.

Sot në kontekstin ku jetojmë totalitarizmi ka shkaktuar luftë në kontinentin tonë, një lufte e cila ka bërë çdo vënd të botës të reflektojë sesa e nevojshme është ndarja nga simbolet e regjimeve totalitare. Sot në të gjithë lindjen është kuptuar se nga regjimet totalitare nuk mbrohesh vetëm politikisht por edhe kulturalisht.

Të gjithë po largojnë nga sheshet e tyre statuja apo monumente që lidhen me regjimet totalitare komuniste e kryesisht të ish-Bashkimit Sovjetik, veprime të cilat duken të largeta për vendin tonë.

Në vendin ku regjimi totalitar shkaktoi 6000 vrasje, 34 000 të burgosur politik dhe 60 000 të internuar, sot ka 0 aktivitete shtetërore të organizuara për përkujtimin e  tyre.

Në këtë ditë të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, ne, shqiptarët nderojmë sakrificën e çdo shqiptari që u përball me regjimin totalitar të Hoxhës dhe dënojmë në mënyrë maksimale çdo veprim që tenton të relativizojë krimet e komunizmit siç është edhe ekspozimi i Statujes së Stalinit pranë kuvendit të Republikës së Shqipërisë në një prej vilave qeveritare.

Next Post

Rekord Guiness për Kryeministrin

Qëndresa Qytetare: Nga 11 kallzime, 3 Kryebashkiakë dhe 4 Zyrtarë të lartë të administratës së ndëshkuar nga KQZ për shkelje të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore 6 mars 2022.

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS