Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar të regjimit totalitar komunist në vend.
Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik si arritje, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.