Çfarë përmban raporti?
Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri dhe synon përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet angazhimit dhe aktivizmit qytetar. Nisur nga mungesa e transparencës financaire dhe cilësia e dobët e shërbimeve ndaj studentëve në universitetet publike, ankesat e shumta prej tyre dhe tarifat e larta që aplikojnë universitetet, prej 3 vjetësh Qëndresa Qytetare me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, realizon monitorim periodik të shpenzimeve të universiteteve publike. Vlera e këtij monitorimi në mënyrë të vazhdueshme ka vendosur nën presion shpesh herë drejtuesit e universiteteve dhe Bordet e Adminsitrimit për të ulur abuzimet dhe keqpërdorimin e të ardhurave që vijnë nga tarifat e studentëve, por ende vijon të mbetet problematike situate e transparencës së këtij procesi. Në kuadër të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe ndryshimeve që institucionet e arsimit të lartë pësuan sa i takon menaxhimit financiar dhe administrimit, Qëndresa Qytetare monitoroi gjashtë universitete publike me fokus shpenzimet dhe nivelin e transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 1 Shtator 2019 deri më 31 Gusht 2020. Ky monitorim shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si janë shpenzuar të ardhurat që grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit duke u munduar për t’i dhënë një përgjigje pyetjes nëse reflektohen nevojat reale të studentëve apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor te universiteteve? Gjithashtu kjo nismë adreson një problematikë për të cilën qeveria në “Paktin për Universitetin”, ndërmorri masa duke shkarkuar Anëtarët e Bordeve të Administrimit duke i zvendësuar me figura publike, si rezultat i presionit të lartë të studentëve për keq menaxhimin e parave dhe si reflektim i qeverisë për më shumë efiçencë në menaxhimin e parave nga Anëtaret e Bordeve përfaqësues të MASR. Pjesë e këtij monitorimi do të jetë impakti dhe efekti që ka pasur protali U-transparenca.al, një database që synonte të përmbante çdo informacion në lidhje me shpenzimet e universiteteve e cila erdhi si një ndër zgjidhjet që Minsitria e Arsimit propozoi për zgjidhjen e kësaj problematike në fillim të vitit 2019. Të dhënat cilësore të siguruara në rrugë 4 zyrtare do të ndërthuren me të dhënat sasiore të përftuara nga një sondazh kombëtar i realizuar me 444 studentë mbi shërbimet që marrin aktualisht në IAL-të publike, nevojat që ata kanë dhe opinionin e tyre mbi transparencën dhe llogaridhënien në aspektin e menaxhimt financiar të universitetit. Qëndresa Qytetare nëpërmjet këtij monitorimi synon të nxisë llogaridhënien publike të universiteteve ndaj studentëve dhe të stimulojë një nivel më të lartë transparence dhe të ndikojë në përmirësimi dhe orientimin e shërbimeve e IAL-ve publike ndaj studentëve.
LEXONI MË POSHTË RAPORTIN E PLOTË 👇