Kufizimi absolut i te drejtes per te protesuar ishte shqetesimi qe sot patem mundesi t’ia adresojme Kryetares se Komitetit te Eksperteve dhe Zv. Ministres se Shendetesise, znj. Rakacolli.
Gjate pandemise Policia e Shtetit ka mohuar te drejten e protestes qindra qytetareve si edhe ka shperndare forcerisht me dhjetra protesta te organizuara ne te gjithe vendin. Per kete arsye aktiviste te Shoqerise Civile u bene pjese e kesaj tryeze duke u pershendetur edhe nga Ambasadoria e Suedise ne Shqiperi, Elsa Hastad, e cila vleresoi si shume te rendesishme protestat ne shoqeri demokratike edhe ne situate pandemie.
E jashtezakonshme eshte puna dhe kontributi i Avokatit te Popullit, znj. Erinda Ballanca, institucioni i se ciles adresoi me seriozitet kete situate te krijuar ne vend, duke kontribuar me analizen dhe rekomandimet drejtuar institucioneve shqiptare, per te mos ndaluar te drejten e qytetareve te protestojne.
Qendresa Qytetare, CLR dhe Olof Palme Center se bashku me aktoret kryesore ne tryezen e sotme por jo vetem, do te ndjekin kete te drejte kaq te rendesishme te qytetareve te vendit tone deri ne ushtrimin e saj ne menyre te lire.