Titulli i projektit: Open University
Mbështetur nga: Fondacioni Friedrich Ebert Tirana
Afati i zbatimit: 01 Shtator 2018 – 30 Nëntor 2018
01 Janar 2019 – 30 Nëntor 2019 (në process)
Universitet i Hapur (Openuniversity.al) është një platformë online ne funksion të rritjes së transparences dhe llogaridhënies së universiteteve publike. Qëllimi kryesor i openuniversity.al synon të rrisë interesin dhe informacionin e studentëve për qeverisjen e universitetit dhe të ndërtojë kulturën demokratike brenda universitetit në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë.
Në këtë platformë gjendet:
- Informacion të detajuar mbi universitetet kryesore, programet e studimit, kuotat dhe tarifat e studimit.
- Publikimin e akteve ligjore bazë të universitetit dhe informacion mbi te drejtat dhe detyrimet e studenteve.
- Mundësi për të denoncuar rastet e korrupsionit që ndodhin në auditore.
- Mundësi për edukim dhe asistencë ligjore falas online për studentet.
- Informacion mbi politikat e arsimit, bursat, trajnimet dhe mundësitë e studimit jashtë vendit.
Qëllimi:
- Rrisë interesin e studentëve për qeverisjen e universitetit dhe nivelin e llogaridhënies.
- Parandalojë nivelin e korrupsionit dhe të adresojë rastet korruptive.
- Ndërtojë kulturën demokratike brenda universitetit .
- Përmirësojë cilësinë e arsimit.
Ndërtimi i platformës onlinë për transparencën e universiteteve publike është pjesë e strategjisë tonë ne fushen e arsimit 2017 – 2020 për adresimin dhe zgjidhjen e disa problematikave të identifikuara gjatë këtyre dy viteve punë me arsimin e lartë në Shqipëri si:
- Shperdorimin e fondeve përballë tarifave të studimit më të larta në Europë
- Pagesat dhe favoret seksuale në këmbim të notës
- Detyrimi për të blerë librat dhe nepotizmi
- Mungesë informacioni mbi të drejtat dhe detyrimet
- Mungesë informacioni dhe transparence mbi procesin e Maturës Shteterore
- Mungesë kushtesh në konvikte dhe mungese e Kartes se Studentit
- Nivel i ulet i kerkimit shkencor dhe bllokim i kuotave te doktoraturave prej 6 vjetesh
- Struktura studentore jolegjitime dhe mungese te peshes se votes studentore ne zgjedhjet univerisitare
- Mungese e lirise akademike
Openuniversity.al është një nismë e ndërmarrë nga Qëndresa Qytetare me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert. Opinionet, gjetjet, apo konkluzionet që do të përmbajë kjo platformë jane te autorve dhe nuk perfaqesojnë domosdoshmerisht ato të donatorit. Qëndresa Qytetare është organizatë e profilizuar në fushën e arsimit dhe kulturës duke monitoriuar reformat kryesore dhe duke advokuar për të drejtat e studentëve.
Shtrirja gjeografike: Tirana, Durrës, Elbasan, Korçë