Rezidenca Studentore Universitare nr 1, e njohur ndryshe si Qytet Studenti është konvikti më i madh në vend ku aktualisht akomodohen rreth 5300 studentë në 27 godina të ndara sipas gjinisë. Me iniciativën e një grupi studentësh që banojnë në Qytetin Studenti dhe me indicjen e një sërë artikujsh dhe emisionesh investigativë mbi kushtet e rënda të jetësës në këto godina, Qëndresa Qytetare zhvilloi një pyetësor drejtuar studentëve që banojnë aktualisht në këtë rezidencë për të marrë një informacion real dhe të vërtetë mbi kushtet e tualeteve, korridoreve dhe higjenës në ambientet ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
Fokusi i pyetësorit u shtri gjithashtu edhe në një aspekt tjetër që përbën rrezik real për përhapjen e sëmundjeve në ambiente jetese të përbashkëta. Sipas rregullores së Qytetit Studenti, në momentin e regjistrimit cdo student duhet të sjellë një paketë dokumentash ku të jetë i përfshirë një document mjekësor i lëshuar nga mjeku i familjes ose urgjenca e Qytetit Studenti që vërteton se individi nuk mbart sëmundje ngjitëse të cilat mund të përbëjnë risk edhe për bashkëjetuesit në ambientet e konvikteve.