Projekti “Pa zhurmë” u zbatua nga një bashkëpunim i Ogerta Ujkashi dhe Qëndresës Qytetare me mbështetjen e Leviz Albania. Bazuar matjet e zhvilluara në kuadër të kësaj nisme niveli i ndotjes akustike ka rezultuar shumë herë më i lartë mbi normën e lejuar nga Bashkimi Europian. Ndotje që fillimisht dëmton shqisat dëgjimore të qytetarëve dhe pasohet nga sëmundje të tjera kronike të tyre. Për të ndikuar në uljen e këtij fenomeni, Ogerta Ujkashi dhe Qëndresa Qytetare realizuan iniciativën qytetare të grumbullimit të 325 firmave të qytetarëve të cilët nënshkruan aktin “Pa zhurmë“ nëpërmjet të cilit i kërkojnë institucioneve të qeverisjes vendore implementimin e 6 pikave imediate për reduktimin e ndotjes akustike/zhumrave.
Projekti kishte qëllim kryesor nxitjen e bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të hartojë plane dhe nisma për të reduktuar dhe parandaluar efektet e dëmshme të ekspozimit ndaj zhurmave akustike urbane të çliruara nga automjetet.
Objektiat e nismës:
- Ndërmarrja e një fushate ndërgjegjesuese për të përfshirë 20.000 qytetarë në nismën për të reduktuar zhurmat nga boritë në kryeqytet.
- Advokim nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të një iniciative qytetare me 1% të nënshkrimeve të banorëve të kryeqytetit për nxjerrjen e një plani vendor për Zhurmat nga Këshilli Bashkiak.
Aktivitetet:
1. Dy artikuj në portalet online
2. Nënshkrimi i Aktit të qytetarëve “Pa Zhurmë”
3. Tre Flashmob-e
4. Dy spote ndërgjegjësues
5. Takim me anëtarët e Këshillit Bashkiak
6. Një emision televiziv
7. Vendosjen e sinjalistikës akustike në një kryqëzim
Përfituesit:
- Banorët e zonave urbane në kryeqytet
- Femijët dhe nxënësit e shkollave
- Qytetarët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme
- Të moshuarit
🔊 Monitoruam gjatë paradites(12/10/2018) zhurmat dhe nivelin e tyre shkatërrues. Sot në rr.Muhamet Gjollesha bashkë me ekspertët e mjedisit dhe aparaturat e tyre.💪😎 🔕
Qytetarët e Tiranës firmosën sot(E Diel, datë 14/10/2018, ora 10.30) për një qytet Pa Zhurmë. Faleminderit të gjithë atyre që iu bashkuan nismës sonë! 📣😃