Analistët e Qëndresës Qytetare dhe Inspektorët e Autoritetit të Konkurencës shkëmbyen sot përvojat dhe gjetjet në monitorimin e tregut dhe politikave publike në vend. Kryetari i Autoritetit të Konkurencës Denar Biba, vlerësoi punën dhe angazhimin e Qëndresës Qytetare në advokacinë publike dhe ftoi përfaqësuesit e QQ të kontribuojnë në forcimin e rolit të këtij autoriteti në jetën publike. Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë workshop ishin tregjet e shërbimit telefonik, konkurenca në prokurimet publike si dhe problemet e lidhura me grumbulluesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
