👉 Qëndresa Qytetare: Në mësim marrin pjesë vetëm 60% e studentëve
👉 QQ: Studentët paguajnë 10 – 30 euro/ muaj për internetin
👉 QQ: Studentët vlerësojnë me 8 pedagogët dhe me 5 sekretaritë e Fakulteteve
Qëndresa Qytetare publikoi sot gjetjet e sondazhit të realizuar me 610 studentë nga 9 universitete publike mbi efektivitetin dhe ecurinë e mësimit online për vitin akademik 2020 – 2021.
Sipas të dhënave të mbledhura, 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online.
Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto permanente mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, cila perllogaritet te jete mbi 2Milion E/muaji. Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online. Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur.
Pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%.
Studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7 – 8 gadishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5 – 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve, duke shenuar keshtu nje diference mes sherbimeve te cilat ata paguajne drejtperdrejt me tarifat dhe sherbimit te petagogeve te cilet mbulohen nga buxheti shtetit
Qëndresa Qytetare rekomandon:
- Një fond specifik në buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.
- Zhvillimin e mësimit të alternuar, leksionet online dhe seminaret në auditore për të minimizuar efektet negative të degëve me praktikë të integruar.
- Ndryshimin e ligjit 80/2015 duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë.
- Rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare.
Për të lexuar vlerësimin e plotë për zhvillimin e mësimit online, klikoni këtu