Në një kohë që kaosi në trafik
është kthyer në normalitet për qytetarët, Shqipëria po bëhet gati të rregullojë
lëvizjen e automjeteve duke kufizuar qarkullimin e tyre sipas targave.
Në draftin e hedhur për konsultim
parashikohet që duke nisur që nga 2025 lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë
caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit tek ose çift,
praktikë aplikohet në vende fqinje, si Greqia.
Madje mes propozimeve është që
hiqen nga qarkullimi edhe mjetet 20 vjeçare, në një kohë që në Shqipëri nuk ka
një filtër për makinat e luksit që janë në qarkullim në rrugët tona që dyshohet
se janë produkt i veprimtarive të paligjshme.
Kura e vetme për sëmundjen e
trafikut në Tiranë dhe qytetet e mëdha mbetet shërbimi urban, i lënë në mëshirë
të babëzisë së privatit dhe korrupsionit të instancave shtetërore. 200 000 banorët
e Tiranës, të cilti e përdorin transportin publik kanë parë shumë autobuzë
elektrikë dhe modernë në videot e prezantuara nga kandiadatë dhe politikanë, por
në të vërtetë kanë shijuar vetëm transportin urban më primitiv në Europë me
autobuzë që mbarojnë ciklin në vendet e BE dhe vijnë për tu demontuar në Shqipëri.
Qytetarët e Tiranës janë të
ekspozuar përballë një shërbimi që lë për të dëshiruar, autobuzë të tejmbushur,
që nuk ndezin kondicionerët, nuk rrespektojnë oraret dhe fatorino e shofere që
nuk kursejnë gjuhën dhunuese ndaj qytetarëve, teksa prania e xhepistëve në
urbanë është një fenomen i normalizuar.
Discussion about this post