Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

RAPORT MONITORIMI: UNIVERSITETET NË SITËN E TRANSPARENCËS FINANCIARE

6 months ago
in ARSIMI I LARTË, PUBLIKIME, RAPORT MONITORIMI
0 0

Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri dhe synon përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet angazhimit dhe aktivizmit qytetar. Nisur nga mungesa e shërbimeve ndaj studentëve në universitetet publike, braktisja e universiteteve, ankesat e shumta prej tyre dhe tarifat që aplikojnë universitetet, Qëndresa Qytetare tashmë e ka shndërruar në praktikë të mirë monitorimin e shpenzimeve financiare të universiteteve publike cdo vit akademik prej vitit 2017 – 2018. Vlera e këtij monitorimi konsiston jo vetëm në përdorimin e të dhënave nga studentë, pedagogë, drejtues akademikë apo administrativë, vetë qeveria apo KLSH në kuadër të auditimeve, por edhe ekspertë që kanë interes të studiojnë menaxhimin e universiteteve publike. Në kuadër të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe ndryshimeve që institucionet e arsimit të lartë pësuan sa i takon menaxhimit financiar dhe administrimit, Qëndresa Qytetare monitoroi shtatë universitete publike me fokus investimet dhe nivelin e transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 1 shtator 2023 – 31 gusht 2024. Ky monitorim shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si janë shpenzuar të ardhurat që grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit duke u munduar për ti dhënë një përgjigje pyetjes nëse reflektohen nevojat reale të studentëve apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor te universiteteve?
Gjithashtu kjo nismë adreson problematikën e integritetit, legjitimitetit dhe efektivitetit të Bordeve të Adminsitrimit, marrëdhënies që ata kanë krijuar me drejtuesit akademikë, pedagogët, studentët dhe nivelin e komunikimit me këto kategori që popullojnë universitetin. A shkojnë paratë e studentëve tek studentët? A i plotësojnë universitetet publike nevojat financiare të stafeve akademike? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të përpiqemi t’u japim përgjigje nëpërmjet analizimit të të dhënave të përfituara nga monitorimi i 7 universiteteve publike. Kjo analizë përkon edhe me ripërtëritjen e strukturave drejtuese akademike, pas zgjedhjeve të qershorit 2024. Qëndresa Qytetare përmes këtij monitorimi synon të nxisë llogaridhënien publike të universiteteve ndaj studentëve dhe të stimulojë një nivel më të lartë transparence, nëpërmejt pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të tyre në vendimmarrje.

UNIVERSITETET NË SITËN E TRANSPARENCËS FINANCIARE
Next Post

Open Call - Project Coordinator

RAPORT STUDIMOR: VLERËSIMI I NEVOJAVE PËR PËRDORIMIN E MEDIAVE SOCIALE NGA INSTITUCIONET DHE FUNKSIONARËT PUBLIK GJATË PERIUDHAVE ZGJEDHORE

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS