Sot ndaluam në Shkodër ku diskutuam me aktivistë qytetarë, profesorë dhe studentë mbi sfidat kritike që prekin arsimin dhe shëndetësinë në vend. Një nga shqetësimet kryesore që doli në pah ishte mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore, veçanërisht në fushën e arsimit.
Theksuam rëndësinë e betejës për transparencë në universitete dhe institucione publike, duke evidentuar problemet që karakterizojnë arsimin parauniversitar dhe të lartë. Shkollat ndodhen në një gjendje kritike për shkak të numrit të ulët të nxënësve dhe mësuesve, si dhe mungesës së planifikimit dhe organizimit të duhur të arsimit në vend.Partnerët tanë nga BIRN Albania ndanë gjetjet e monitorimit mbi transparencën dhe aksesueshmërinë në institucionet arsimore dhe shëndetësore, duke theksuar nevojën për reforma urgjente dhe përgjegjësi të qartë nga ana e institucioneve. Nevojitet një angazhim i fortë politik për të përmirësuar gjendjen dhe për të garantuar arsim dhe shëndetësi cilësore