Një godinë që ka kushtuar 700 000 euro ne vitin 2022, ku mësojnë vetëm 7 nxënës në 2 klasa kolektive dhe dy mësuese që nuk shkojnë as në orar.
Ky realitet nuk është në vargjet e Migjenit, por vetëm pak kilometra larg qendrës Tiranës në fshatin Pajan të Pezës, ku mësuesit e shkollës Rufan Hakrama, e nisin mësimin pas orës 9.
Ky realitet dramatik i sjellë përmes gazetarit, Renaldo Salianji, është dëshmia më qartë e asgjësimit të arsimit shqiptar, teksa ky realitet është në shumë prej 36 rretheve të vendit.
Në një vend të qytetëruar asnjë nxënës nuk mund të privohet nga mësimi dhe për këtë realitet të trishtë të nxënësve të fshatit Pajan të Pezës, duhet të përgjigjet, ZVA, Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe Ministria e Arsimit.
Qëndresa Qytetare kërkon urgjent që Ministria e Arsimit të mbajë qëndrim për këtë skandal, që nuk është i denjë për Shqipërinë e një shekulli më parë.