Plaga e eksodit vijon të rrjedhë, 16% e shqiptarëve po bëjnë valixhet gati për emigrim!
Asnjë kurë nuk po gjen qeveria shqiptare për të kuruar plagën e eksodit që vijon të rrjedhë prej 34 vitesh, duke bërë që Shqipëria të vijojë të humbasë asetin e saj më të çmuar njeriun.
Anketa e realizuar nga Barometri i Ballkanit del në konkluzionin se në një anketë të realizuar me një kampion prej 1000 qytetarësh në 2024 në të gjitha rrethet e vendit 16% e tyre janë shprehur se janë gati për të emigruar.
Në themel të këtij eksodi është sistemi shëndetësor që ka mbetur peng i Manualit të Bandës së Onkologjikut dhe PPP-ve që kanë shkaktuar gjakderdhje në financat publike.
Shkak tjetër është arsimi që në çdo test të PISA-s rezulton të jetë më i dobti në rajon dhe peng i një mendësie të vjetër drejtimi ku inovacioni dhe teknologjia quhen herezi dhe patronazhimi quhet risi.
Rendi dhe Siguria në mëshirë të krimit të organizuar janë motivi tjetër se përse shqiptarët kanë zgjedhur mërgimin dhe vijojnë ta zgjedhin dhe në 2024.
Jetët e pafajshme nga përplasja e bandave janë një motiv i fortë që qytetarët të mendojnë se pasiguria është kthyer në normalitet.
Kriminalizimi masiv i ekonomisë dhe në sektorë kyç si ndërtimi dhe turizmi është shkaku tjetër që shtyn shqiptarët drejt eksodit masiv.
Qëndresa Qytetare vlerëson se përballë këtij fenomeni çdo faktor duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se nëse vijohet me këto ritme kombi është në prag të asgjësimit
Politika biznesi media dhe shoqëria civile duhet të mendojnë për kurën që i jep fund rrjedhjes së plagës së eksodit.