Detajet e reja nga skandali me Universitetin privat Winsdom, që kishte importuar me qindra diploma universitare drejt Italisë, janë tronditëse dhe dëshmia më flagrante e degradimit të institucioneve arsimore në këtë vend.
Hetimet faktuan se një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit, e promovuar në rrjetet sociale nga kreu i qeverisë shqiptare, në këmbim një çante Luis Vuiton me vlerë 1200 euro, I ka hapur rrugën akreditimit të këtij Universiteti në Shqipëri.
Sipas medieve italiane se zyrtarja e larte e ASCAL, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL.
Në këtë skemë mashtrimi, kjo zyrtare nuk besohet të ketë vepruar e vetme dhe MAS duhet të nisë një hetim administrative, teksa në lëvizje lidhur me këtë skandal duhet të vihet edhe Prokuroria e Tiranës.
Ministria e Arsimit në reagimin e sotëm njoftoi se pas një kontrolli në këtë Universitet, bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e këtij institucioni jopublik të arsimit të lartë.
Qëndresa Qytetare vlerëson së ky reagim i MAS është i pavlerë, pasi MAS do duhej të kishte evidentuar në kohë këtë veprimtari të paligjshme dhe ta kishte denoncuar në organet kopetente.
Tani çështja është në duart e italianëve dhe puna e MAS duhet të kalojë në sitën e organeve ligjzbatuese.