Sërish me turne në klasë, Kolindo Vjerdha: “Ajo që shikojmë dhe flasim çdo herë në studiot televizive është fakti se problematikat vazhdojnë të jenë po të njëjtat.
Çdo vit ne shikojmë buxhete edhe më të ulëta. Nga 2018-ta kur dolën për herë të parë studentët deri më sot shikojmë që kemi të bëjmë me një buxhet 4 herë më të ulët. Na u premtua se do të rritej, por shifrat tregojnë të kundërtën.