Reduktimi i dozave për të prekurit me kancer, shiriti skenë krimi të vendoset tek Onkologjiku para se të preken provat!
Gazetari Osman Stafa ka publikuar detaje të reja që faktojnë se të sëmurët me kancer nuk i kanë marrë dozat e plota sipas protokollit mjekësor tek Onkologjiku në QSUT.
Në bisedat e publikuara një mjek shprehet se Onkologjiku del kampion bote për reduktim dozash për të prekurit nga kjo sëmundje e rëndë, një deklaratë kjo që do kishte rrëzuar gjysmën e qeverive të Ballkanit.
Komunikimet mes mjekëve janë tronditëse dhe dëshmi se po aq jetë sa ka marrë sëmundja e rëndë e kancerit, aq jetë ka marrë edhe mjekimi me doza të reduktuara.
Ministri i Shëndetësisë i kohës kur janë bërë këto komunikime dhe drejtuesit e QSUT nuk mund të amnistohen nga ky krim në kufijtë e gjenocidit.
Ajo çfarë pamë në dosjen e Bandës Onkologjikut është vetëm maja e ajsbergut e asaj çfarë ka ndodhur në këtë repart që babëzia e ktheu në thertore.
SPAK do duhej të kishte zbarkuar me kohë tek Onkologjiku, pasi aty nuk kemi më një repart spitalor, por një skënë krimi ku mund të fshihen provat.
Qëndresa Qytetare fton shqiptarët të mos qëndrojnë indiferntë përballë këtij skandali të rëndë, por të dalin në protesta masive deri sa përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë.
https://www.facebook.com/share/v/gesW2YzLYLC4Ziq4/?mibextid=oFDknk