Censi i fundit rezultatet e të cilit u publikuan pjesërisht pas 7 muajsh doli në përfundimin se popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 419 mijë banorë në krahasim me 2011, por këto shifra vihen në pikëpyetje nga kryqëzimi i të dhënave të institucioneve të tjera. Pas rënies së numrit të nxënësve me 40% në shkollat e fshatit përgjatë viteve 2013-2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rezulton nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar.Aktualisht në vendin tonë janë 1051 shkolla 9 vjeçare nga 1346 që ishin në vitin 2013, shifra këto dramatike nëse marrim parasysh që dekadën e fundit veni ynë nuk është përfshirë nga ndonjë luftë. Kur flasim për mbylljen e 229 shkollave së pari duhet të kemi parasysh se fëmijët nuk kanë ikur vetëm jashtë vendit, por me familjet e tyre dhe mbi të gjitha pjesa dërrmuese e atyre që zgjodhën rrugën e mërgimit janë të rinj, pasi në të kundërt do ishin mbyllur azilet dhe jo shkollat.Qëndresa Qytetare vlerëson se shpopullimi është kthyer në një emergjencë kombëtare dhe duhet të jetë kryefjalë e zhvillimeve politike, sociale dhe mediatike në vend. Qeveria parlamenti, sipërmarrja dhe shoqëria civile duhet të hartojnë një strategji që së pari ta frenojnë këtë fenomen dhe së dyti të krijojnë kushtet përmes investimeve në infrastrukturë dhe paga që ata emigrant që duan të kthehen në atdhe të mos u duket sikur po shkojnë në tokë të huaj.