Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

PERCEPTIMI PUBLIK PER QEVERISJEN DIGJITALE DHE OFRIMIN E SHERBIMEVE ONLINE NE SHQIPERI

1 year ago
in LAJME, PUBLIKIME, STUDIME
0 0

QQ: Shqipëria ende ka pengesa në zhvillimin e infrastrukturës digjitale, sidomos në zonat rurale.

QQ: 79.6% preferojnë një model të kombinuar, online dhe nëpërmjet sporteleve fizike

QQ: 70.2%  të pyeturve janë skptik ose nuk mendojnë se të dhënat personale në portalin e-Albania janë të sigurta.

Qëndresa Qytetare ka matur perceptimin e qytetarëve mbi shërbimet online të marra nga e-Albania. 480 qytetarë i janë përgjigjur pyetësorit duke identifikuar si sfidë kryesore hendekun digjital, i cili konsiderohet si një pengesë e rëndësishme për qeverisjen digjitale. Kjo ndikon në numrin e qytetarëve të cilët nuk kanë qasje në internet dhe nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga shërbimet elektronike.

Në raport evidentohet se Shqipëria ende ka pengesa në zhvillimin e infrastrukturës digjitale, sidomos në zonat rurale. Kalimi në ofrim të shërbimeve publike vetëm online dhe në mungesë totale të sporteleve fizike, bëri që qytetarët të përballen me shumë pak alternativa në dispozicion për të përfituar shërbime publike. Rezultatet tregojnë se një përqindje e madhe e të pyeturve (79.6%) preferojnë një model të kombinuar, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve në dy mënyra: online dhe nëpërmjet sporteleve fizike duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse. Afro 60% e të anketuarve mendojnë se ky kalim ka sjellë pasoja negative ose ndihen skeptik që nuk ka kontribuar në përmirësimin apo lehtësimin e jetës së tyre.

Problematikë evidente është edhe mungesa e theksuar e sigurisë në përdorimin e të dhënave personale. Analiza e të dhënave tregon se 39.6% e të pyeturve nuk mendojnë se të dhënat personale në portalin e-Albania janë të sigurta, ndërkohë që niveli i skeptikëve është relativisht i lartë me (30.6%) të të pyeturve. Duke e cilësuar këtë platformë si një mënyrë thjesht për të përmirësuar imazhin e qeverisë.

Për të minimizuar këto rrisqe të konstatuara, duhet të ndërtohet një plan i qartë dhe strategji e menaxhimit të teknologjisë, përfshirë sigurinë e të dhënave dhe sensibilizimin për rreziqet potenciale që shoqërojnë këtë transformim digjital.

Informacion mbi Metodologjinë

Për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ky raport vlerësimi përfshiu përdorimin e metodave të përbëra si ato cilësore dhe sasiore. Qasja cilësore përfshiu përdorimin e dy instrumenteve kryesorë, analizën e kuadrit rregullator dhe strategjik (shqyrtim literature), si strategji, dokumente politikash, raporte të ndryshme të hartuara nga organizata dhe institucione ndërkombëtare si dhe një anketim me një kampion prej 480 të anketuarish në nivel kombëtar.

Qeverisja digjitale përkufizohet nga OECD si “përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), veçanërisht Internetit, për të siguruar një qeverisje më të mirë”. Ky transformim digjital mund të përdoret si një instrument i fuqishëm për të transformuar strukturat, proceset dhe kulturën e qeverisë dhe qeverisjes për ta bërë atë më eficiente, transparente dhe të orientuar drejt përdoruesve fundorë (qytetarëve).

PERCEPTIMI PUBLIK PER SHERBIMET ONLINE
Next Post

KODI PENAL DHE VEPRIMET E FUNKSIONARËVE SHTETËRORË

OPEN CALL: International expert to enhance the understanding and regulation of public officials' activities during election campaigns

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS