Me qëllim përforcimin e rolit të studentëve në jetën sociale dhe komunitare të qytetit, organizuam një trajnim 2 ditor me studentët e rrjetit “Për Qytetin e Studentëve”
Gjatë ditës së parë së bashku me Edlira Gjoni zbuluam disa koncepte të rëndësishme mbi advokacinë, ndërsa me Migen Qiraxhi mësuam se si mund të përdorim artin dhe kreativitetin në kauzat tona të aktivizmit.
Në ditën e dytë dhe të fundit Rigels Xhemollari nga tregoi se si mund ta çojmë aktivizmin në një tjetër nivel; në atë institucional.
Më tej trajnimin e mbyllëm me disa leksione praktike nga Lorin Kadiu që me kombinimin e gjithë këtyre njohurive të reja, na udhëzoi se si ta përdorim median në qëllim të kauzave tona.