Ku raportohen aktivitetet publike të institucioneve shtetërore?
Aktivitetet e institucioneve publike, qëndrore ose vendore, si dhe agjencive ose ndërmarrjeve shtetërore, të cilat organizohen në periudhën 4 muaj përpara zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve dhe që zhvillohen në prezencë të medias dhe/ose në prani të publikut, duhet të raportohen në faqen e internetit të KQZ. Sekretari i përgjithshëm i institucionit publik qëndror ose vendor, drejtori i përgjithshëm ose drejtuesit më të lartë administrative të agjencive dhe institucioneve në varësi të kryeministrit, drejtuesit ekzekutive të shoqërive tregtare ku shteti ka kapitale, kuota apo aksione me shumë se 50% të tyre, drejtuesit ekzekutive të enteve ose ndërmarrjeve shtetërore, si dhe administratorët e njësive administrative mund të aksesojnë faqen e internetit të raportimit duke kërkuar kredencialet e hyrjes në e-mailin institucione@kqz.gov.al
Raportimi i aktivitetit publik mund të dërgohet edhe nëpërmjet postës fizike ose asaj elektronike në e-mailin institucione@kqz.gov.al