“Shqipëria dhe Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” bëri bashkë aktivistët e përfaqësuesit e organizatave mjedisore në vend, ku diskutuam mbi raportin e monitorimit të përgatitur nga Stiven Shala, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Në këtë raport u përpoqëm të pasqyrojmë arritjet e Konferencës në Glasgow (2021) dhe Sharm El Sheikh (2022), si dhe pozicionin e Shqipërisë në përballjen me ndryshimet klimatike.
Opinionet e gjithë bashkëpunëtorëve që na u bashkuan do të integrohen në versionin përfundimtar të raportit që shumë shpejt do të ndahet me ndjekësit e Qendrëses Qytetare.