Qëndresa Qytetare ankimoi sot pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjejn e të Dhënave Personale Platformën “Aktiv1sti”, një mekanizëm i cili në arsyetimin e Qëndresës Qytetare shkel njëherazi disa të drejta të qytetarëve shqiptare.
Nga analiza e fakteve dhe provave vihet re se:
– Kontrolluesi i këtij aplikacioni, Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk informon subjektet e të dhënave personale në lidhje me qëllimin, mënyrat e mbledhjes së të dhënave personale, as për kohëzgjatjen e të dhënave dhe as mbi faktin nëse të dhënat do t’u transferohen apo jo të tretëve, duke shkelur nenin 18 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
– Partia Socialiste, në cilësinë e Kontrolluesit të aplikacionit “Aktiv1st”, kërkon në mënyrë të kudnraligjshme dhe të detyrueshme të dhëna tërësisht jo proporcionale që për qëllime të një aplikacioni, i cili nuk ofron asnjë lloj shërbimi, të mblidhen dhe të përpunohen informacione si qarku, bashkia dhe adresa e banimit të qytetarit përdorues. Qëllimi i platformës mund të arrihet edhe pa qenë nevoja të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna që lidhen me vendbanimin, vendqëndrimin dhe adresën e subjektit të të dhënave.
– Platforma Aktiv1sti nuk mundëson dhënien e pëlqimit autonom nga përdoruesi, për aq kohë sa mosdhënia e këtij pëlqimi përbën kusht ndalues për aksesimin e platformës. Kjo është veçanërisht e vlefshme në kontekstin kur në media janë pasqyruar me dhjetra artikuj që dëshmojnë se ky aplikacion është duke u përdorur, në mënyrë të detyrueshme nga administrata.
Për sa më sipër, Qëndresa Qytetare kërkon nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
1. Konstatimin e paligjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale dhe cënimit të detyrimit për informimin e subjekteve gjatë mbledhjes së të dhënave personale nga aplikacioni “Aktiv1st” , krijuar nga Kontrolluesi, Partia Socialiste e Shqipërisë.
2. Dënimin e Kontrolluesit, Partia Socialiste e Shqipërisë, me gjobë në vlerën 500,000 lekë për përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe 300,000 lekë për cënimin e detyrimit për informim gjatë mbledhjes së të dhënave personale.
3. Detyrimin e Kontrolluesit, Partia Socialiste e Shqipërisë, për të fshirë të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara në kundërshtim me ligjin.
Ne kemi ndjekur me kujdes te gjitha denoncimet apo sinjalizimet qe na kane mberitur nga qytetaret per te cilat nga gjuha e perdorur per te populluar kete aplikacion dukshem ai po perdoret per te bere presion qytetareve dhe kryesisht administrates qe te pozicionohen ne zgjedhjet e ardhshme, shprehen perfaqesuesit e QQ.
Por edhe nga monitorimi i ketij aplikacioni ne shohim se ne te tashme jo vetem jane bere pjese punonjes te administrates por kemi vene re qe drejtues te larte vendor dhe qendor jane te renditurit me lart ne gare per ti sherbyre fushates se partise ne rrjetet sociale.
Per kete arsye ne deshirojme ti bejm thirrje cdo punonjesi te administrates qe te mos behet pjese e ketij aplikacioni dhe te mos bjere pre e presionit pasi ligji 60/2016 per sinjalizuesin i mbron ata dhe nuk kane arsye te ndjehen te dobet, gjithashtu ju bejme thirje te gjithe asaj pjeses se administrates qe me vullnet te lire jane bere pjese apo edhe vete drejtuesve te saj, qe ne do te ndejkim cdo rruge ligjore per te verifikuar qe ata jane ne shkelje, duke theksuar qe behet fjale per shkelje qe denohen nga kodi penal neni 328/a dhe denohen me burgim deri ne 3 vite, me qellim garantimin e zgjedhjeve te lira te pandikuar dhe me integritet përfunduan përfaqësuesit e Qëndesës Qyetare, Dhimitër Zguro dhe Rigels Xhemollari.