Sot përfunduam me sukses Akademinë Zgjedhore, ku u certifikuan 30 monitorues të rinj zgjedhor.
Për 2 ditë rresht ekspertët më të mirë të fushës si Fabian Zhilla, Kristina Voko, Viktor Gumi dhe Afrim Krasniqi ndanë njohuri, përvoja dhe udhëzime për 30 të rinjtë e përzgjedhur, të cilët prej këtij momenti do të jenë syri dhe vëmendja e zhvillimeve zgjedhore në Shqipëri.
Ne fillimin e saj, akademinë e përshëndetën në panelin hapës Zv. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Znj. Mia Marzouk, Ambasadori i OSCE Z. Guido De Sanctis, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi, Zv. Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri Z. Alexis Hupin dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit në KLSH Z. Gjovalin Preçi, të cilët inkurajuan monitoruesit e rinj në këtë sfidë të re.
Në përmbyllje Dhimitër Zguro (Këshilltar Ligjor pranë QQ) dhe Gevio Tabaku ndanë udhëzime me të rinjtë se si të mirëmbushin në mënyrë sa më efektive misionin e tyre.
Mbretëria e Bashkuar mbështet Qëndresën Qytetare për të rritur vigjilencën dhe ndikimin e të rinjve kundër fenomeneve negative që prekin proceset zgjedhore.