Për të paktën tre vitet e fundit, fondet që burojnë nga bursat meritore dhe sociale për studentët janë depozituar pranë llogarive të tyre bankare të paktën katër deri në pesë muaj me vonesë.
Analisti ynë Gevio Tabaku monitori këtë problematikë në raportin e tij “Dimri i gjatë I studentëve”, me rastin e së cilës organizuam gjithashtu një tyrezë bashkëbisedimi me studentë dhe aktivistë. Gjetjet e këtij raporti u disktuan nga pjesëmarrësit, ku ndër ta ishte e ftuar në panel edhe Znj. Ina Zhupa, Deptutete dhe Përfaqëseuese në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, për të dëgjuar e për të reflektuar në këto problematika.
Disa nga rekomandimet lidhur me këtë problematikë të prezantuara në këtë takim janë:
● Duhet ndryshuar VKM Nr. 903, datë 21.12.2016 duke vendosur afate kohore për QSHA në mënyrë që listat e studentëve të sapo regjistruar të cilët përfitojnë bursën e ekselencës të dërgohen pranë universiteteve sipas kohështrirjes logjike të përcaktuar në këtë VKM;
● Bordi i Adiministrimit pranë universiteteve publike duhet të disbursojë bursat e studimit në kohë dhe në respketim të kritereve dhe afateve ligjore;
● Ministria e Arsimit duhet të ushtrojë kontroll periodik në Bordin e Adiministrimit të universiteteve ndërsa këshillat studentorë pranë çdo universiteti duhet të ushtrojnë presion mbi to.
Për më tepër ju ftojmë të lexoni raportin e plotë.