KËRKESË PËR OFERTË
SUBJEKT/IT QË OFRON EKSPERTIZË NË:
- ZHVILLIMIN E NJË DATABAZE, PËR TË DHËNAT E TARGAVE TË MAKINAVE NË PRONËSI TË SHTETIT SHQIPTAR
- MIRËMBJTJEN E DATABAZËS SË KRIJUAR
Qëndresa Qytetare ka nënshkruar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit një kontratë partneriteti, në kuadër të mbështetjes së Ambasadës Britanike në Shqipëri për realizimin e projektit “Enhancing the ëatchdog role and citizens demand through CSOs, media and academia support”. Për nevojat e lindura nga zbatimi i këtij projekti, objekt i kësaj kontrate është, shpall kërkesën për ofertë për subjekte/IT që ofrojnë ekspertizë në:
- Zhvillimin e një databaze, e cila përfshin krijim, dizenjim dhe hedhje e databases online se targave te makinave ne pronesi te shtetit.
- Mirëmbajtjen e databazës së krijuar.
Në bazë të kërkesave dhe të dhënave të vëna në dispozicion nga stafi zbatues i Qëndresa Qytetare, subjektet do të angazhohen në sa vijon:
– Mbledhjen dhe akumulimin e te gjtiha targave te makinave ne pronesi te shtetit ne 1500 autoritete publike, nepermejt kerkesave per informacion dhe komunikimeve direkte.
– Hedhjen e te dhenave te mbledhura online
– Dizenjimin dhe integrimin brenda mobile app database online edhe si mundesi per denoncimin nga qytetaret te ketij burimi publik.
Përgjegjësitë
- Krijimi i një databaze të re
- Krijimi i mundësisë për ankesa nga qytetarët, duke përdorur teknologji inovative.
- Aksesimi i kësaj databaze të re në mënyrë online dhe offline nga stafi i Qëndresës Qytetare
- Mundësia e ndryshimit/shtimit dhe heqjes së kategorive përkatëse nga stafi i QQ
- Mundësimi i një sistemi track të ndjekjes së trajtimit të ankesave
- Sigurimi i trajnimeve dhe mbështetjes për ekipin e brendshëm të QQ
- Mirëmbajtjen e databazës së krijuar.
Kërkesat dhe aftësitë
- Përvojë e dëshmuar pune mbi 3+ vite si Zhvillues Softuerësh.
- Përvojë pune në një sërë projektesh të zhvillimit të softuerit.
- Kuptimi i thellë i të gjithë procesit të zhvillimit (dizajn, zhvillim dhe implementim)
- Duhet të jetë një zhvillues i plotë dhe të kuptojë konceptet e inxhinierisë softuerike.
- Njohuri të thella të gjuhës programuese.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të kohës
Ju lutemi dërgoni aplikimin në adresën fizike Rr. Hoxha Tahsin, Pall. Vjero, Ap. 23/A, Tiranë, deri më 3 Shkurt 2023.
Paketa juaj e aplikimit duhet të përmbajë:
- Ekstraktin historik
- NIPT
- Një listë e produkteve të prodhuara më parë (faqe të ngjashme, aplikacione, baza të të dhënave etj).
- Ofertën financiare
Kujdes!
Fondi limit në dispozicion për këtë angazhim është 19,700 Paund përfshirë TVSH, për ndërtimin e databazës
Informacione të mëtejshme
- Keni një pyetje për këtë punë? Ju lutemi na kontaktoni për pyetjet tuaja në qendresaqytetare@gmail.com