QQ: Ne universitet 5 persona marrin vendime per mijra studente e qindra pedagoge.QQ: UT paguan 16 here me shume per rojet e godines se universiteti jopublik me i madh ne vend.
Qëndresa Qytetare publikoi sot të dhënat e shpenzimeve financiare të gjashtë universiteteve publike. Megjithese kane kaluar 6 vjet nga Reforma ne Arsimin e larte dhe 4 vjet nga Pakti per Universitetin, keto universitete qendrojne ende shume larg transparences. Mungesa e transparences eshte sot shkaku i keqqeverisjes se universiteteve duke mbajtur peng demokracine e brendshme, efektivitetin dhe pjesemarrjen e studenteve dhe pedagogeve ne qeverisjen e universitetit. Sot 5 persona qeverisin nje universitet, ata, ne emer te nje Bordi te drejtuar nga Ministria e bekuar nga Rektoret marrin vendime per 800 pedagoge e 40 000 studente ne Universitetin e Tiranes dhe universitetet e tjera.
E drejta per informacion eshte oksigjeni i demokracise sipas Konventave Nderkombetare dhe arma me e forte kunder korrupsionit, nderkohe qe ne Shqiperi askush nuk e di sa eshte buxheti i universiteteve, e ku shkojne parate e studenteve.
Ata qe mbajne peng transparencen, mbajne peng demokracine, qeverisjen e brendshme, efektivitetin dhe performancen e universiteteve.
Nderkohe qe universiteti jopublik me i madh paguan 40 000 euro ne vit per rojet, universiteti publik me i madh paguan 637 000 euro per rojet, pra 16 fish me shume, duke mos i dhene llogari askujt.
UPT vijon të mbetet Universiteti me më shumë shpenzime të administratës, ku në
1 vit kalendarik përveç pagave bazë ka shpenzuar 378 281 euro për shpërblime,
124 000 euro për dieta, 21 156 euro për telefon/internet. Gjashtë universitetet publike shpenzuan 1 366 843 eruo për orendi zyre, ku vetëm Universiteti i Tiranës bleu 350 000 euro grila për dritaret e universitetit dhe nuk shpenzoi asnjë lek për zërin e kërkimit shkencor.
Universiteti i Tiranës për të tretin vit rresht shpenzon 0 lek për zërin e kërkimit shkencor. Ndërkohë 4 nga 6 universitete kanë shpenzuar në total 16 316 euro për kërkim shkencor, nga 4.2 milion euro që ishte në total zëri i investimeve. UT ka blerë 84 000 euro letra A4 dhe rreth 100 000 euro bojra printeri, ndërsa UPT ka shpenzuar 61 000 euro për bojra printeri dhe 44 000 euro për letër A4. Universitet “Aleksandër Moisiu” Durrës ka shpenzuar 39 000 euro për printime, ndërkohë që ky universitet zotëron printera dhe ky shërbim mund të merrej prej tyre pa një kosto kaq të lartë. Duke vleresuar transparencen si elementin kyc per permiresimin e situates ne universitete, Qendresa Qytetare i ben thirrje Ministrise se Arsimit ti dale zot VKM per administrimin e portalit te transaprences, KLSH-se te auditoje Universitetet e Prokurorise te hetoje mbi menaxhimin financiar te tyre.