I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Sot, Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve ndëshkoi me gjobë 1 milion lekë të vjetra Kryetaren e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa dhe Drejtorin e AKMC, Haki Cako për përdorim të burimeve publike dhe veprimtari të ndaluar në fushatë zgjedhore.
Në përmbyllje të të gjitha çështjeve të kallzuara për zgjedhjet e 6 marsit 2022 u ndëshkuan:
Eriselda Sefa – Dy gjoba nga 1 milion lekë të vjetra,
Emiriana Sako – 1 milion lekë të vjetra,
Edison Memolla – 300 mijë lek të vjetra,
Drejtori i AKMC Haki Cako 250 mijë lekë të vjetra,
Sekretarja e Përgjithshme e Minsitrisë së Shëndetësisë,
Drejtori i Spitali Lushnjë,
Drejtuesi i Shkollës Armath, Durrës.
Nëpërmjet këyre betejave arritëm të vendosim përpara përgjegjësisë zyrtarët publik, të cilët përdorën taksat e qytetarëve, obejktet publike, makinat e shtetit dhe postet e tyre për ti shërbyer kandidatit të forcës së tyre politike duke vendosur një precedent të ri të ndëshkueshmërisë së shkeljeve zgjedhore.
Drejtorët e shkollave duhet ti shërbejnë nxënësve dhe jo partive. Qendrat Shëndetësore duhet ti shërbejnë të sëmurëve dhe jo kandidatëve për spote elektorale.
Spitalet duhet të shpëtojnë jetën e pacientëve dhe jo karrierat e politikanëve.
Qëndresa Qytetare i bën apel Partive Politike për tu ndarë njëherë e mirë nga përdorim i shtetit për qëllime elektorale dhe punonjësve të adminsitratës zgjedhore për t’u distancuar nga gara zgjedhore pasi zgjedhjet e reja lokale po afrojnë dhe përveç kallzimeve administrative, ne do të kallzojmë në prokurori çdo zyrtar publik që përdor postin për fushatë zgjedhore bazuar në nenin 328 të kodit penal.