Erestina Dashi dhe Geraldi , përfitues të Grantit Alumni të Akademisë Citizen in Charge zgjodhën Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të pastruar së bashku me të rinjtë e Këshillit Rinor Durrës plazhin me pisha në zonën e mbrojtur “Sektor Rinia”.
Me shpresën se prej ditës së sotme do të “RINIS”-ë një erë e re ndërgjegjësimi, përkujdesje dhe harmonie e qytetarëve të rinj të Durrësit me natyrën, i bëjmë thirrje turistëve dhe banorëve të lagjes “Sektor Rinia” t’i bashkohen kësaj iniciative.
Ky aksion disa ditor u realizua në bashkepunim me Këshillin Rinor Vendor Durrës, CSDC Durres dhe u mbështet nga Qëndresa Qytetare & Embassy of the Netherlands in Albania