Gjatë kësaj jave u ndalëm në njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë për të komunikuar me banorët për problematikat lokale nga infrastruktura tek sherbimet që ata përfitojnë, me qëllim evidentimin dhe adresimin e tyre nëpërmjet angazhimit të vetë komunitetit për Qytetin!
Gjithashtu kjo është një përpjekje për të pasur një hartë të plotë të nevojave të qytetarëve në 27 njësitë e Qytetit, hartë e problematikave e cila do ti përcillet Këshillit Bashkiak Tiranë dhe do të ndihmojë fokusimin e energjive tona në adresimin e duhur dhe të drejtë të çështjeve.