Sot i kërkuam Ministrit të Drejtësisë që struktura Anti-Korrupsion pranë kësaj ministrie të rrisë prezencën e saj në Universitet e vendit.
Kërkuam që një nga 17 Koordinatorët e “Rrjetit të Koodinatorëve Anti-korrupsion” të vendoset pranë institucioneve të Arsimit të Lartë (kryesisht në proceset vendimmarrëse të Bordeve të Administrimit).
Informuam Ministrin mbi raportet e monitorimit të financiave në universitete publike përgjatë vitit akademik 2020-2021 dhe nevojën emergjente për ndërhyrje në këtë sektor.
Qëndresa Qytetare është e angazhuar të komunikojë me të gjitha institucionet e vendit kryesisht institucioneve të drejtësisë, për të rritur vëmendjen e tyre dhe prezencën institucionale mbi IAL-të. Kjo kërkesë ka qëllim primar parandalimin e shpërdorimit të financave dhe shit-blerjes së notës.