Akademia Citizens in Charge- Lezhë
Qëndresa Qytetare këtë herë në Lezhë zhvilloi Akademinë “Citizens in Charge” për katër ditë me të rinj nga qarku i Lezhës dhe Shkodrës.
Ditën e parë aktivistet u njohën me:
- Migen Qiraxhi ku mësuan se çfarë është aktivizmi kreativ dhe si mund ta ndërtojmë atë.
- Enio Civinci i cili foli për qytetarin si konsumator dhe për mënyrat se si duhet të reagojmë përballë abuzimeve me çmimet dhe mashtrimit të konsumatorit.
- Florian Haçkaj i cili ndau eksperienca të aktivizmit të nismës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë’’.
Ditën e dytë të rinjtë u njohën me :
- Erion Kristo ku diskutoi me të rinjtë se cilat janë sfidat e kulturës së reagimit shqipëtar dhe se si të rrisim besimin tek njeri-tjetri për tu bërë bashkë dhe për të ndryshuar realitetin.
- Daniela Tola shpjegoi se si të ndikojmë në përmirësimin e mjedisit dhe cilësinë e jetës në komunitet.
- Doralda Tanellari e cila foli se si ndikojnë ndryshimet sociale dhe mendimi kritik në përmirësimin e standarteve të jetesës.
Ditën e tretë mësuan gjëra më konkrete me:
- Lorin Kadiu i cili ju dha 10 keshilla praktike për filmimin ne Mobile. Montimi i videos në mobile: teksti, titrat, animimet dhe krijimin e posterave.
- Fatlum Nurja dha ilustrime nga rajoni dhe më gjerë se çfarë është aktivizimi kreativ dhe se si mund të ndërtojmë një aksion keativ.
Në përfundim të ditës së tretë u zhvillua takimi me ambasadorin e Hollandes ne Shqiperi . Kjo ditë u finalizua me ceremoninë e ndarjes së certefikatave.
Në ditën e katërt dhe të fundit drejtori ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari shpjegoi për aplikantët si të shkruajnë një projekt të mirë dhe si të aplikojnë për grante individuale ose ne grup. Ai foli për afatet, procedurat dhe fushat ku mund të aplikojnë. Të rinjtë u informuan se do të jenë të monitoruar nga Qëndresa Qytetare dhe se si do të realizohet raportimi financiar.