Vendimi për ndryshimin e proçedurave që kanë qenë aty prej një kohe të gjatë, duhet të shkojnë nën një proçes konsultimi me komunitetin e prindërve dhe nxënësve. Gjithashtu vendimmarrjess i duhet lënë një afat i caktuar kohor në mënyrë që komuniteti të kuptojë dhe proçesojë këto ndryshime. Mungesa e komunikimit nga Ministria e Arsimi dhe menaxhimi i krizës pa analizuar thelbin që e shkakton, kanë rezultuar në uljen e numrit të nxënësve të regjistruar nga 9000 ne 5000 që priteshin të regjistroheshin.