Në vijim të takimeve që Qëndresa Qytetare organizon mes deputetëve të përzgjedhur dhe të rinjve, kësaj rradhe ndalesa ishte në Durrës. I ftuar në këtë takim ishin Z. Ferdinand Xhaferaj, përfaqësues i Partisë Demokratike. Rëndësia e këtyre takimeve qëndron tek fakti që duhet krijuar një marrëdhënie mes komunitetit dhe përfaqësuesve të tyre, përmes të cilës komuniteti kërkon llogari mbi premtimet e dhëna por edhe adreson herë pas here çështjet që i shqetësojnë. Në të njëjtën kohë deputeti përfaqësues ka detyrë të informojë qytetetarët dhe sidomos të rinjtë mbi aktivitetin e tij parlamentar lidhur me zonën në të cilën është përzgjedhur.