QS Rankings rendit Universitetin e Tiranës në vendin e 301, nga 350 Universitete të Evropës Lindore. Ky vlerësim është bërë në bazë të kërkimeve shkencore dhe sa të njohura janë ato në nivel ndërkombëtar. Analisti i politikave lidhur me Arsimin e Lartë, Migen Qiraxhi, shpreh shqetësim për të dhënat, statistikat, dhe publikimet shkencore që këto institucione prodhojnë, kjo vënë në raport edhe me institucionet e arsimit të lartë në rajon. Mungesa e fondeve për kërkime shkencore dhe mungesa e cilësisë në mësimdhënie janë vetëm disa prej shkaqeve që ndikojnë në renditjen e ulët të Universitetit të Tiranës.