Edhe pse të rinjtë përbëjnë 1/3 e popullsisë me të drejtë vote shpesh përfshihen në mënyrë disproporcionale në organet politike që përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Qëndresa Qytetare, në kuadër të nismës së ndërmarrë për të monitoruar pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje, mbështetur nga Westminster Foundation for Democracy ka analizuar përfaqësimin e të rinjve në listat e kandidatëve për deputetë të 3 partive kryesore në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në 25 Prill 2021.