Ky “Klub” ka për qëllim: Përdorimin e artit dhe kulturës për të nxitur aktivizmin qytetar kundër korrupsionit” me një përbërje maksimale prej 10 pjesëmarrësish. Qëllimi i kësaj iniciative nuk është vetëm ofrimi i njohurive teorike, por në të njëjtën kohë synohet fuqizimi i të rinjve artistë apo aktivistë për të qenë më efektivë në përpjekjet e tyre duke nxitur përfshirjen dhe reagimin qytetar kundër rasteve të korrupsionit. Pjesëmarrësit do të njihen me mënyra të ndryshme të kreativitetit kulturor që janë përdorur për të rritur ndërgjegjësimin, ndikuar hartimin apo zbatimin e politikave publike, duke përdorur një shumësi shembujsh historikë dhe bashkëkohorë të organizimit dhe aktivizmit nga e gjithë bota.
KRITERET E PËRZGJEDHJES:
- Pjesëmarrësit në Klubin e Aktivizmit Kreativ duhet të jënë në moshën 18 – 24 vjeç.
- Të kenë përvojë në fushën e artit dhe krijimtarisë ose aktivizmit për ndryshim social.
Klubi i Aktivizmit Kreativ do të ketë një angazhim të pjesshëm përgjatë 4 muajve Janar-Prill 2021, angazhim i cili ndahet në 2 aspekte:
Mësim përmes teorisë: Përgjatë së cilës do të mbahen trajnime teorike në 3 ditë (4 orë në ditë)
Mësim përmes aksionit: Në 4 muaj ekipi i Qëndresës Qytetare do të ndërtojë një fushatë kreative në të cilën pjesëmarrësit do të mësojnë teknikish si ndërtohet dhe ekzekutohet një aksion kreativ.
Aplikantët duhet të jenë të pranishëm në të gjitha ditët e trajnimit teorik (3 ditë) nga 4 orë për çdo ditë.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin që gjendet duke klikuar këtu ose duke plotësuar formularin më poshtë. Afati i fundit për të aplikuar në Klubin e Aktivizmit Kreativ është data 20 Dhjetor 2020.
Brenda datës 30 Dhjetor 2020, ju do të informoheni nëse jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej pjesëmarrjen në Grupin e Aktivizmit Kreativ.
Në fund të trajnimeve dhe pjesëmarrjes në ekzekutimin e Creative Action, ju do të pajiseni me certifikatë mbi Aktivizmin Kreativ.
PLOTËSO FORMULARIN MË POSHTË
Nëse keni pyetjeje/paqartësi, ju lutem kontaktoni në e-mailin: qendresaqytetare@gmail.com
INFORMACION MBI ‘Klubin e AKTIVIZMIT Kreativ’ DHE Qendresën Qytetare (C4AA)
Ky klub është konceptuar dhe do të mentorohet nga Migen Qiraxhi, i cili është çertifikuar si trajner nga “QENDRA PËR AKTIVIZËM ARTISTIK (C4AA)” me qendër në New York, e cila përgatit trajnerë për të ndihmuar aktivistet që duan të angazhohen në shoqëri për të qenë më efektivë dhe për të sjellë ndryshim. Metodologjia dhe fryma e kësaj iniciative do të jetë sipas metodologjisë që përdor A4CC.
Klubi Aktivizmit Kreativ do të drejtohet nga Qëndresa Qytetare (Migen Qiraxhi, Rigels Xhemollari, Fatjon Biba), në bashkëpunim Qendrën për Aktivizmin Artistik C4AA dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur per Shqipërinë.