Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

5 vjet nga reforma në arsimin e lartë

5 years ago
in PUBLIKIME, STUDIME
0 0

Arsimi i lartë dhe reforma arsimore universitare ka qenë dhe mbeten një nga temat më të rëndësishme publike në vend. Kjo reformë është adresuar në një sërë tryezash dhe debatesh publike përgjatë viteve, të cilave iu shtuan dhe protestat studentore të muajit dhjetor 2018. Edhe pse të gjitha ligjet e miratuara pas vitit 1990 për arsimin e lartë1 kanë synuar reformimin e sistemit universitar përmes standardeve akademike, rritjes së cilësisë, transparencës, autonomisë universitare dhe rezultateve të kërkimit shkencor, përvoja 20 vjeçare tregon se ky reformim ka qenë i përkohshëm dhe jo efektiv. Kuadri ligjor në këtë fushë ende nuk ka nxitur në masën e duhur reformimin e brendshëm të jetës universitare.2 Hapat më rëndësishme të reformimit të sistemit universitar shënohen në vitet 1999-
20073 , kohë në të cilën institucionet e arsimit të lartë përshtatën kurrikulat e tyre me standardet e Procesit të Bolonjës. Kjo periudhë përkon edhe me hapjen e
institucioneve të para jopublike të arsimit të lartë.4 Një argument ndikues pro reformës së thellë, ishte vetë gjendja alarmante ku ndodhej sistemi arsimor, rënia e prestigjit publik, një numër skandalesh publike dhe masiviteti jashtë kritereve më normale i pjesëmarrjes së grupmoshave të ndryshme në institucionet e arsimit të lartë, sidomos në sektorin privat. Gjatë viteve 2009-2013, sidomos në prag të proceseve elektorale, sistemi universitar u liberalizua në atë formë dhe mënyrë sa dukshëm përshfaqi elementë deformues nga koncepti i dijes, arsimit dhe shkencës. Një numër shkollash të larta, kolegjesh, universitetesh, filialesh të tyre, etj, vepruan me shtrirje në të gjithë vendin, duke i dhënë prioritet fitimeve financiare dhe ndikuar në jetësimin e një politike të edukimit masiv në arsimin e lartë pa një analizë të mirëfilltë tregu, në dëm të cilësisë, konkurrencës profesionale dhe standardit të dijeve. Ligj nr.80/2015, datë 22.7.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” u prezantua në ambjentet universitare dhe më gjerë si një domosdoshmëri për reformimin e thellë të sistemit universitar. Momenti lidhej me rënien e prestigjit publik të universiteteve, skandalet publike dhe masivitetin jashtë kritereve të hyrjes në institucionet e arsimit të lartë privat.5 Ligji synonte krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të brendshëm dhe të jashtëm të kontrollit akademik dhe financiar, duke synuar njësimin dhe standardizimin e sistemit arsimor në vend me atë europian. 6 Arsimi i lartë të konsiderohej një shërbim publik dhe e mirë publike, pavarësisht nga forma e pronësisë.7 Ligji synonte dhe rritjen e cilësisë dhe shërbimeve që universitetet publike duhet të ofrojnë për studentët, nxitjen e autonomisë financiare, e cila duhej të diversifikohej përmes mënyrave të financimit të IAL-ve, autonomisë në administrimin e të ardhurave, si dhe një autonomie të kontrolluar në vendosjen e tarifave të studimit, brenda një tarife tavan. Një ndër synimet kryesore të ligjit ka qenë edhe autonomia akademike, duke garantuar që IAL-të gëzonin të drejtën për të vendosur vetë për kurrikulat, fushat e kërkimit, metodat e mësimdhënies, si dhe për programet e mësimdhënies.8 Ligji 80/2015 miratoi një kuadër të ri politik për arsimin e lartë në vitin 2015. Tashmë kanë kaluar pesë vjet nga zbatimi i kësaj reforme të sistemit të arsimit universitar. Miratimi dhe zbatimi i kësaj reforme është shoqëruar me debate të ashpra mes qeverisë dhe stafeve akademike, reagime të mëdha studentore, ndër të cilat edhe protesta e dhjetorit 2018. Gjatë kësaj kohe studentët kanë perceptuar edhe rënie të cilësisë së arsimit.9 Ky ligj u shoqërua, që gjatë hartimit të tij, me një sërë debatesh mbi nevojën e hartimit të tij. Disa prej rregullimeve të tij morën vëmendje të veçantë, si p.sh. politika e mbështetjes financiare për IAL-të. Ndërsa rezultatet që vijnë prej qasjeve empirike janë të diskutueshme, një qasje shkencore ndihmon më shumë qëndrimet e arsyeshme ndaj aspekteve rregullatore të organizimit dhe funksionimit të arsimit të lartë në vend.

Për më shumë lexoni raportin e plotë duke klikuar mbi foto:

Next Post

Workshop “Ndërveprimi dhe shkëmbimi i përvojave mes audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe analistëve të Qëndresës Qytetare”

E drejta e tubimit; standardet e dyfishta që fshihen pas luftës ndaj COVID-19

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS