Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

Interpelencë urgjente me Ministren e Arsimit, kërkuar nga studentet dhe Qendresa Qytetare

5 years ago
in LAJME
0 0

Seanca e sotme plenare nisi me një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, të kërkuar nga 7 deputetë të opozitës parlamentare. Në emër të grupit të deputetëve firmëtarë të kërkesë-interpelancës, znj.Fatjona Dhimitri, kërkoi sqarime nga ministria lidhur me procesin zgjedhor për organet drejtuese në universitetet publike.

Znj. Dhimitri parashtroi se kërkesa për interpelancë vjen si nevojë për ti dhënë sqarime kërkesave të studentëve dhe Qendrës Qytetare, lidhur me procesin e zgjedhjeve në arsimin e lartë. Ajo akuzoi ministren Shahini se nëpërmjet urdhrave të saj ka shkelur ligjin “Për arsimin e lartë”, rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese në Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, ka cënuar rëndë autonominë universitare në vend.

Një sërë pyetjesh që znj.Dhimitri i drejtoi nga foltorja e Kuvendit ministres Shahini lidheshin me procesin e zgjedhjeve në universitete të 30 korrikut 2020. Ministrja u pyet nëse është thirrur Konferenca e Rektorëve për caktimin e datës së zgjedhjeve; cila është arsyeja që zgjedhjet janë caktuar në një kohë pandemie dhe kur studentët nuk janë në universitete; masat e marra nga MASR për të shmangur një përhapje masive të COVID-19; nëse janë informuar zyrtarisht nga Rektori i Universitetit të Tiranës për pamundësinë e zhvillimit të zgjedjeve më 30 korrik në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme. Më tej znj.Dhimitri iu drejtua ministres nëse ka dijeni se në Universitetin e Tiranës kanë ndodhur një sërë veprimesh, të cilat sipas saj kanë futur këtë institucion në kaos, konfuzion dhe paligjshmëri të plotë, nëse ka dijeni se në Universitetin e Shkodrës procesi zgjedhor ka nisur në shkelje të rregullores së zgjedhjeve dhe a ka informacion nëse Këshillat e Etikës pranë universiteteve publike kanë kryer verifikime për kandidatët për organet drejtuese nëse në punimet e tyre ka plagjaturë, etj.

Ministrja Besa Shahini u shpreh se zgjedhjet për universitete janë të dizenjuara që të sjellin një frymë të re zhvillimore në institucionet e dijes dhe roli i MASR për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese në universitete është minimal, për shkak të autonomisë universitare. “Shteti ka për detyrë të garantojë  autonominë dhe lirinë e institucioneve të  arsimit të lartë dhe kjo është arsyeja pse ligji “Për arsimin e lartë”, e vesh Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vetëm me detyrën e dërgimit tek Presidenti i emrave të kandidatëve fitues për rektorë, pas verifikimit të rregullsisë së procesit zgjedhor, ndërsa gjithçka tjetër: themelimi i komisioneve zgjedhore, komisionet e apelit, numërimi i votave, sigurimi i mbarëvajtjes së procesit zgjedhor i takon Institucionit të Arsimit të Lartë për ta organizuar”, u shpreh ministrja Shanini

Më tej lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve, znj.Shanini ka sqaruar se i është deleguar ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vetë IAL-të përmes rregulloreve të zgjedhjeve dhe se caktimi i datës 30 korrik ka qenë kërkesë e vetë IAL-ve.

Ministrja sqaroi se në fund të qershorit, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, 11 nga 12 rektorët e universiteteve publike i kanë shpehur pamundësinë për të vijuar normalisht punën në IAL, për shkak të skadimit të mandateve dhe kanë kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 korrik 2020, duke  marrë parasysh që deri më 7 gusht vijon procesi mësimor dhe ai i provimeve, si dhe është lejuar transporti publik.

Znj.Shahini vlerësoi se MASR po vijon punën kolosale në kuadër të “Paktit për Universitetin” në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë dhe jetës studentore dhe akademike, pavarësisht presionit buxhetor të shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia COVID-19.

Në fund ministrja u ka bërë thirrje të gjithë pedagogëve dhe studentëve që të votojnë kandidatët më të mire: “në mënyrë që IAL-të të drejtohen nga drejtues me një ndjenjë të lartë të përgjegjshmërisë, të cilët kanë qëllim përmirësimin e jetës studentore. Duhet që të kemi lider të mirë në universitete që të çojmë deri në fund të gjitha reformat që kemi paraparë”.

Next Post

Qëndresa Qytetare, Shqipëri dhe ORCA, Kosovë reagim të përbashkët ndaj plagjiaturave të dy ministrave Kosovë & Shqipëri, Hymni: Kundër Plagjiaturës të Përbashkuar!

Demokracia leviz nepermjet reagimit qytetar!

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS