150 Studentë të Fakultetit të Ekonomisë nëpërmjet peticionit i drejtuan sot Rektorit UT & Dekanit FEUT kërkesën për paisjen e tyre të menjëhershme me diplomat e 315 studimeve Master.
Greta & Inesi ish-studente të shkëlqyera së bashku me juristin Marash Logu nga #QëndresaQytetare kërkuan zgjidhjen urgjente të problematikës për 315 studentë të Fakultetit të Ekonomisë, në rast të kundërt do t’i drejtohen gjykatës.