Në datat 15-16 Maj, 18-19 Maj, 20-22 Maj dhe 23-25 Maj 2020, Qëndresa Qytetare organizoi për të rinjtë gjimnazistë sesionet informuese virtuale nërpmjet platformës ZOOM, mbi Ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve midis bashkëmoshatarëve, sesione të cilat u mbështetën nga Programi “Fuqizimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” i Ambasadës Suedeze.
Sesionet u mbajtën nga psikologë, punonjës social dhe sociolog si Anisa Zaçe, Evis Nasto, Lorela Musta dhe Fabiola Muço, ku të pranishëm ishin 15 të rinj për çdo seancë dy ditore, të cilët patën mundësinë të mësonin më shumë rreth zgjidhjes së konfliktit dhe ndërmjetësimit në shkolla. Të rinjtë u përfshinë aktivisht në takim me ndarje eksperincash personale dhe diskutim mes tyre mbi zgjidhjen e konflikteve të mundshme. Në përfundim të dy sesioneve, të rinjtë u shprehën shumë të kënaqur dhe të zellshëm për një takim të dytë për të diskutuar rreth konfliktit me bazë gjinore.
Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me anë të postës me paketën e cila përmbante cerifikatën e personalizuar, manualin per zgjidhjen e konfliktit, bluzë e stampuar dhe byzylyk me logo “jokonfliktit”.