Në datën 9 Mars 2020 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia Covid 19 nxorri Urdhërin nr. 91 “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike”. Menjëherë pas këtij Urdhëri, shkollat e arsimit parauniversitar dhe universitetet ndërprenë procesin mësimor. Ndërpreja e procesit mësimor u shoqërua me sfida të shumta të aplikimit të mësimit alternativ online. Por kjo lloj qasje e gjeti sistemin arsimor, institucionet e arsimit të lartë dhe familjet shqiptare të papërgatitura sa i përket efektivitetit, cilësisë dhe aksesit të nxënësve dhe studentëve në internet.
GJETJET KRYESORE
👉Vetëm 14.3% e studentëve që banojnë me qira kanë lidhur një kontratë noteriale, ndërsa 85.7% e tyre janë marrë vesh verbalisht me qiradhënësin. 17% e studentëve që banojnë me qera kanë arritur një marrëveshje me qiradhënësin, ndërsa 28.3% e tyre janë detyruar të paguajnë qiranë normalisht. 54.7 % e studentëve nuk e dine akoma se çfarë do ndodhë me pagesën e tyre të qirasë.
👉 40.9% e studentëve nuk kanë pasur akses të vazhdueshëm në internet gjatë periudhës së izolimit përkundrejt 59.1% të studentëve që kanë siugruar qasje të vazhdueshme në internet. 61% e studentëve që nuk kanë pasur internet thkesojnë se arsyet kanë qënë ekonomike, ndërsa 39% pasur problem teknike për shkak të mungesës së mbulimit të zonës me internet.
👉 Vetëm 0.8% e studentëve shprehen se Karta e Studentit ka rritur mundësinë e tyre për të aksesuar mësimin online. 64.6% e studentëve pohojnë se Karta e Studentit nuk ka sjellë asnjë minimizim kostosh në blerjen e internetit apo pajisjeve elektronike, ndërsa 34.5% e tyre rezultojnë të mos jenë pajisur ende me një Kartë Studenti.
👉 6 nga 9 universitetet e vlerësuara rezultojnë ngelëse në qasjen ndaj mësimit online. Në vend të parë renditet Universiteti Bujqësor i Tiranës me notën “6” dhe në vend të fundit Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan me notën “1”.
👉48.65% e studentëve të pyetur pohojnë se mësimi online ka nisur javën e dytë të izolimit, 45.25% janë shprehur se mësimi ka nisur pas javës së tretë të izolimit, 4.4% deklarojnë se mësimi online ka nisur që javën e parë të izolimit. Vetëm për 1.7% ky mësim nuk ka nisur ende. Ndërkohë mësimi online në Universitetin e Prishtinës ka nisur vetëm dy ditë punë pas ndërprerjes së mësimit fizik.
👉86.3% e studentëve e kanë siguruar literaturën nëpërmjet leksioneve të dërguara me e-mail nga pedagogët, 9.2% nëpërmjet librave të skanuar ,ndërsa 4% nëpërmjet blerjes së librave në librari. Pavaërsisht se gjatë vitit 2019 qeveria shpenzoi rreth 700 000 $ për të blerë Bibliotekën Dixhitale www.ulibrary.rash.al, vetëm 0.6% e studentëve kanë shfrytëzuar këtë bibliotekë për të siguruar literaturën e mësimit online.
👉Universitetet e monitoruara financiarisht nga Qëndresa Qytetare kanë shpenzuar 1.891.000 euro për pajisje dhe sisteme informatike por studentët vijojnë mësojnë në platforma virtuale private. Universiteti i Prishtinës shpenzon rreth 100.000 euro në vit për mirëmbajtjen e sistemit informatik dhe ofron kete sistem si platforme mbeshtetes per shërbimin e mësimit online.
REKOMANDIME
✍️Qeveria duhet të përfshijë në Aktin Normativ Nr. 12, datë 2.4.2020 ribursimin e qirasë së muajve mars – prill 2020 për studentët nëpërmjet akordimit të një bonus qiraje 100 euro në muaj ose kompesim nëpërmjet mospagimit të tarifave të studimit deri në kompesimin e kësaj vlere për muajt e izolimit.
✍️Këshillat Bashkiake dhe bashkitë universitare si zotëruese 100% të aksioneve të rezidencave studentore të trajtimit të studentëve duhet të rivlerësojnë dhe të mundësojnë kthimin e tarifave të paguara nga studentët që banojnë në konvikte për periudhën e izolimit për studentët që e kanë paguar tarifën e plotë dhe nuk i kanë shfrytëzuar godinat dhe shërbimet e konvikteve.
✍️Qeveria, organet e qeverisjes vendore dhe universitetet duhet të akorodjnë fond specifik për sigurimine qasjes në internet për të gjithë studentët. Pajisja e tyre mund të realizohet në bashkëpunim me operatorët që ofrojnë internet nëpërmjet identifikimit me Kartën e Studentit ose regjistrat e universiteteve.
✍️Minsitria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të parashikuar dhe njohur mësimin online (distance learning) si pjesë e formave të mësimdhënies në ligjin 80/2015. Universitetet publike dhe jopublike duhet të hartojnë planet e emergjencës për të shndërruar në një kohë më të shkurtër mësimin nga online në fizik.
✍️Universitetet publike duhet të përgatizin udhëzues mbi metodologjinë e vlerësimit të studentëve online përpara se të fillojë sezoni i provimeve dhe module të posacme për sistemet e mbikqyrjes së mësimit online. Vlen të shqyrtohet modeli i monitorimit të mësimit në kohë reale të realizuar nga Universiteti i Prishtinës.
✍️Këshillat dhe organizatat studentore duhet të angazhohen për të identifikuar nevojat e studenëve për qasje në internet, mungesë të pajisjeve dixhitale dhe literature duke nisur një fushatë kombëtare donacionesh për mundësimin e akesëit në arsim të të gjithë studentëve.