Studentët punonin për të Paguar Qeranë, sot përveçse të gjendur në një situatë kur këto qera duhet të paguhen gjithësesi, Ministria e Arsimit i obligon të paguajnë edhe tarifat e internetit për të aksesuar mësimin Online.
Studentët meritojnë vëmendjen e duhur nga drejtuesit e vendit që kjo krizë që rëndon familjet e tyre të mos kthehet në një dramë akoma më të madhe.
1. Qeraja e banesës
Problemi: Studentët nga rrethet, që nuk janë rezidentë në bashkitë universitare si Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër dhe Vlorë janë përballë vështirësisë financiare të pagesës së qerave të banesave për muajin mars dhe në dilemë për të vijuar ose jo marrdhënien e qerasë për muajin Prill.
Zgjidhja: Qeveria duhet të përfshijë në skemën e paketës së solidaritetit pagesën e qerasë së banesës së studentëve për muajt mars – prill, ose ta bëjë këtë lehtësim nëpërmjet mospagimit të tarifës së studimit.
2. Interneti Free
Problemi: Studentët e familjeve të ndodhura në vështirësi financiare për shkak ose jo të situatës së krijuar nga Covid 19 nuk ndjekin dot leksionet dhe seminaret online për shkak të mungesës së aksesit në internet.
Zgjidhja: Qeveria dhe Bashkia Tiranë nëpërmjet Kartës së Studentit, e cila është edhe dokument identifikues i studentëve të ofrojë internet free 24 orë për muajin Prill nëpërmjet disbursimit të operatorëve telefonikë tek të cilët studentët kanë një numër klienti.
@ReportTV 👇