Qëndresa Qytetare publikoi sot të dhënat e monitorimit dhe opinionet e studentëve mbi zbatimin e Paktit për Universitetin. Raporti u prezantua në tryezën e organizuar me pedagogë, studentë, gazetarë dhe institucione që punojnë në fushën e arsimit të lartë.
Sipas gjetjeve të studimit, Minsitria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shkeli premtimin për kontrollin Anti- Plagjiaturë, proces i cili duhet të niste në qershor të vitit 2019. Ndërkohë 83% e studentëve e konsiderojnë nisjen e këtij procesi emergjent dhe të nevojshëm. Pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë për të reduktuar tarifat sipas meritës, reth 70 % e studentëve i konsiderojnë tarifat e nivelit master si të papërballueshme për nivelin e tyre ekonomik. Vështirësitë ekonomike paraqiten edhe në tarifat e konvikteve për më shumë se gjysmën e studentëve që banojnë në to.
Bibloteka Dixhitale megjitëse nuk ofroi literaturën që kërkuan studentët, kushtoi 687.825 USD, vlerë që mund të shërbente për të blerë rreth 50.000 libra universitarë, rezulton të jetë klikaur vetëm prej 5% të studentëve.
Procesi i zgjedhjes së anëtarëve përfaqësues të MASR në Bordet e Administrimit tejkaloi afatet e parashikaura, u shoqëruan me mungesë transparence dhe pjesëmarrje të ulët në votime (11% në UT, 1.33 % në UMT). MASR skualifikoi kandidatët pasi ata u votëbesuan nga studentët dhe në disa raste përzgjodhi kandidatët jo në bazë të votave të studentëve por në bazë të Kodit të Procedurave Administrative.
Nisur nga gjetjet e monitorimit dhe aktet ligjore të miratuara, Pakti për Universitetin nuk u realizua në kohën dhe cilësinë e premtuar nga qeveria dhe rezultoi një fitore e keqadministruar nga studentët për shkak të mungesës së presionit të vazhdueshëm dhe indiferencës ndaj zbatimit të tij. Kjo indiferencë shprehet përfaqësuesi i Qëndresës Çeldo Brahimaj, bëri që përgjegjësit e degradimit të sistemit arsimor t’ja hedhin gojëkyçur.
Ndërsa Aktivisti Rigels Xhemollari në lidhje arritjet dhe efektet që solli protesta në arsim, u shpreh se institucioni i protestës në Shqipëri si mjet demokratik për të fituar, nuk u cënua, por aftesia dhe konsistenca e qytetareve për të adminsitruar fitoret qe arrijne nga protesta është mësimi që duhet të nxjerrim nga këto rezultate.