Në kuadër të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe ndryshimeve që institucionet e arsimit të lartë pësuan sa i takon menaxhimit financiar dhe administrimit, Qëndresa Qytetare monitoroi tre universite publike me fokus investimet dhe nivelin e transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 1 Shtator 2017 deri më 15 Mars 2018. Universitetet e përzgjedhura për këtë monitorim ishin: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Ky monitorim shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si shpenzohen të ardhurat që grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit. A reflektohen nevojat reale të studentëve dhe godinave apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor? Grupi i monitoruesve shfrytëzoi dhe gërshetoi një sërë burimesh të informacionit për të mos krijuar konfuzion ose paqartësi në paraqitjen e të dhënave…
Për më shumë informacion lexoni raportet e listuara më poshtë: